Hoti mbërrin në Qeveri, pritet nga sekretari

PRISHTINE, 4 qershor /ATSH/ -Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Avdullah Hoti ka arritur në ndërtesën e ekzekutivit, në ditën e tij të parë të punës si udhëheqës i këtij institucioni.

Ai arriti i vetëm në qeveri, me gardë ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por në hyrje të ndërtesës pritej vetëm nga sekretari i qeverisë dhe jo nga paraardhësi i tij, ish-partneri i koalicionit qeverisës, Albin Kurti.

Hoti i LDK-së që u zgjodh dje kryeministër, do të mbajë sot mbledhjen e parë të qeverisë.

Hera e fundit kur Hoti ishte në ekzekutiv ishte kur mbante postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë Kurti dhe që u shkarkua nga shefi i tij i atëhershëm./KosovaPress//e.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.