FRANCË – Macron: Do të dyfishojmë kontributin për GAVI-n

PARIS, 4 qershor /ATSH-AFP/ – Franca do të dyfishojë kontributin e saj për Aleancën Globale të Vaksinave (GAVI), nga 250 në 500 milionë euro gjatë viteve 2021-2026, njoftoi sot presidenti francez, Emanuel Macron.

“Franca do të shtojë edhe 100 milionë euro të tjera, kur të jetë e disponueshme një vaksinë antiCOVID-19, për ta bërë atë të arritshme për të gjithë”, tha ai.

Në këtë mënyrë, Franca iu bashkua më shumë se 50 vendeve dhe 35 krerëve shtetërorë në rifinancimin e GAVI-t, një organizatë ndërkombëtare që bashkon aktorë publikë e privatë për të siguruar qasje të barabartë të vaksinave në nivel global.

GAVI (Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin) shpreson të mbledhë 7,4 miliardë dollarë gjatë samitit të rradhës, për të vazhduar fushatat globale të vaksinimit kundër fruthit, poliomielitit, tifos, të ndërprera kryesisht nga epidemia e COVID-19 ./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.