Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 1 142 të infektuar, 30 të vdekur dhe 871 të shëruar

PRISHTINE, 4 qershor /ATSH/ -Kosova ka shënuar 19 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin në total të të prekurve në 1,142 persona, ku prej tyre tashmë të shëruar janë 871 raste, ndërsa 30 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në të gjithë vendin janë vetëm 241 raste aktive, ku një numër i ulët i tyre janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Numri i testimeve tashmë ka kaluar 15.500 persona, ndërsa IKSHPK bëri me dije se vijon të mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma./KosovaPress//e.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.