ROMË – Di Maio: Italia po i jep botës mesazhin e sigurisë

ROMË, 3 qershor /ATSH-ANSA/- Sot është një datë shumë domethënëse, nga sot në fakt italianët do të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm në të gjithë vendin, mes të gjitha rajoneve, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio.

”Ky është gjithashtu një mesazh i rëndësishëm i sigurisë që ne si Itali i japim të gjithë botës. Një vend që fillon të ringrihet përsëri dhe po përgatitet të kthehet në normalitet. Hapja totale e vendit na lejon t’u tregojmë shteteve të huaja një Itali të bashkuar dhe kompakte, brenda së cilës është e mundur të lëvizet lirshëm”, theksoi ministri Di Maio.

“Nga sot do të fillojnë një seri takimesh me ministrat e Jashtëm nga vendet e BE-së, ku sot në Romë mbërrin ministri francez Le Drian”, shtoi ai.

”Të premten do të jem në Gjermani, të shtunën në Slloveni dhe të martën në Greqi. Qëllimi është t’u tregojmë të gjithëve se Italia është e gatshme të mirëpresë turistët e huaj, në mënyrë të sigurt dhe me transparencën maksimale”, përfundoi deklaratën Di Maio./  /os/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.