Restaurim banesës në Korçë, monument kulture/ Kur trashëgimia kulturore është e vërtetë, jo shpikje e fantazisë politike siç ishte godina e pseudoteatrit

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ “Kemi treguar si askush më parë dashurinë për vlerat e këtij vendi dhe kujdesin e shtetit kur trashëgimia kulturore është e vërtetë, jo shpikje e fantazisë politike siç ishte godina e pseudoteatrit…”, – tha sot Kryeministri Edi Rama duke përcjellë pamje të banesës së Pajtim Halimit në Korçë, monument kulture i kategorisë së parë, para dhe pas restaurimit.

“Shumë faleminderit për këtë që kanë bërë. Me të thënë, me të bërë. Sot e 37 vite nuk na kishte ardhur kush. Shtëpia na është bërë për bukuri, e jemi shumë të kënaqur dhe vazhdojmë të kënaqemi, pasi na gjenden për çdo nevojë jetike. Ne jemi dy pensionistë e s’mund ta mirëmbajmë vetë këtë”, – u shpreh Alime Halimi.

Kemi treguar si askush më parë dashurinë për vlerat e këtij vendi dhe kujdesin e shtetit kur trashëgimia kulturore është e vërtetë, jo shpikje e fantazisë politike siç ishte godina e pseudoteatrit…

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 3. Juni 2020

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.