Osmani e VV bojkotojnë seancën, deputetët nderojnë minatorët që humbën jetën

PRISHTINE, 3 qershor /ATSH/ -Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala do të drejtojë séance për votimin e Qeverisë Hoti.

Kjo pasi kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe nënkryetarja tjetër Arbërie Nagavci nuk kanë pranuar të drejtojnë seancën.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po e bojkotojnë seancën.

Me kërkesën e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, ArbenGashi është mbajtur një minutë heshtje për dy minatorët që humbën jetën dje në minierën e Artanës./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.