MV – Spasovski: Gjendja e jashtëzakonshme jo më e nevojshme, zgjedhjet më 5 korrik

SHKUP, 2 qershor /ATSH-MIA/ – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski deklaroi se zgjedhjet duhet të mbahen në përputhje me ligjet dhe në bazë të dekretit qeveritar.

“Zgjedhjet duhet të mbahen në përputhje me ligjet dhe në bazë të dekretit qeveritar. Ky dekret i ndërpreu aktivitetet zgjedhore. Pra, kur të mbarojë gjendja e jashtëzakonshme, afatet për zgjedhje do të vazhdojnë dhe mbesin edhe 22 ditë, ndërsa kjo përkon me 5 korrikun si një datë e mundshme. Prandaj, nëse i ndjekim këto fakte, atëherë data e zgjedhjeve është e qartë”, deklaroi Spasovski.

Sipas tij, zgjedhjet do të organizohen në përputhje me protokollet dhe me kujdes për të pasur një proces zgjedhor të suksesshëm dhe paqësor.

“Për ne është e rëndësishme që të kemi institucione funksionale, ne nuk mund të vazhdojmë kështu, nuk kemi Parlament dhe kemi vendosur gjendje të jashtëzakonshme në mënyrë që shteti të funksionojë vetëm përmes qeverisë”, nënvizoi Spaskovski duke shtuar se ishte i rëndësishëm arritja e një konsensusi për datë dhe për këtë arsye do të ketë takim mes liderëve.”Unë pres që të gjitha partitë politike të bëjnë analizat e tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhje”, shtoi Spasovski.

Sipas tij, komunikim mund të ketë në çdo kohë vetëm nëse partitë gjejnë një datë të pranueshme për zgjedhjet. Ai theksoi se edhe 21 qershori ishte një mundësi për zgjedhje, por situata kërkonte zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme, duke shtuar se ai beson se sipas kushteve nuk ka nevojë për një gjendje të re të jashtëzakonshme./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.