MJEKËSI – Dy ndërprerje molekulare parandalojnë procesin infektues të SARS-CoV-2

KALIFORNI, 3 qershor /ATSH-ANSA/ – Parandalim i procesit infektues të SARS-CoV-2 duke bllokuar dy molekula që ndërthuren me njëra-tjetrën (proteaza), të pranishme në qelizat njerëzore të nevojshme për këtë infeksion, është studimi i Maurizio Pellecchia nga Universiteti i Kalifornisë në një studim paraprak të botuar në revistën ”Molecules”.

”Ideja është që të bllokojmë dy proteazat njerëzore njëkohësisht për të parandaluar SARS-CoV-2 që të depërtojë dhe të infektojë qelizat”, theksoi studiuesi.

Proteazat janë thelbësore për procesin infektiv sepse ato ndajnë më dysh proteinën e quajtur ”spike”, proteina virale që ndihmojnë virusin të bashkëngjitet dhe të hyjë në qelizat njerëzore.

Me prerjen e ”spike” nga proteazat, ky infeksion nuk mund të ndodhë.

Pellecchia zbuloi se SARS-CoV-2, ndryshe nga llojet e tjera virale, përdor edhe proteazat për të filluar ”pushtimin” e qelizave njerëzore./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.