Lungomare në Orikum, IKMT aksion për pastrimin e inerteve

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi sot pastrimin e inerteve përgjatë bregdetit të Orikumit.

Aksioni është ndërmarrë pas prishjes pak kohë më parë të një numri objektesh po nga ana e IKMT-së.

Në zonën ku po ndërhyn aktualisht IKMT, kalon projekti i shëtitores buzë detit, që nis nga Vlora.

Pavarësisht këtij aksioni në Orikum, IKMT nuk ka ndërprerë, por ka intensifikuar kontrollet dhe ndërhyrjet përgjatë gjithë bregdetit shqiptar dhe prej pak javësh edhe përgjatë lumenjve në mbrojtje të territorit dhe mjedisit./k.s//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.