ITALI – ISTAT: Shkalla e papunësisë në nivelin më të ulët të 13 viteve të fundit

ROMË, 3 qershor /ATSH-DPA/ – Të dhënat në lidhje me shkallën e papunësisë në Itali treguan se numri i të papunëve ka rënë në nivelin më të ulët të 13 viteve të fundit.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi nga një përmirësim në tregun e vendeve të punës.

Kjo ndodhi kryesisht për shkak të një rënieje të madhe të numrit të personave aktivë, që kërkojnë vend pune, të ashtuquajturit “pasivë”, të cilët janë të përjashtuar nga statistikat e punëkërkuesve.

Sipas ISTAT-it, shkalla e papunësisë ra në 6,3% në prill, nga 8% në mars dhe nga 9,1% në shkurt.

Shifra e shkallës së papunësisë në muajin prill ishte më e ulëta që nga nëntori i vitit 2007./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.