HOLANDË – Rutte: Lehtësime për udhëtimet turistike në Europë pas 15 qershorit

HAGË, 3 qershor /ATSH-AFP/ – Qeveria holandeze njoftoi sot se do të lehtësojë nga 15 qershori paralajmërimet për udhëtimet turistike për disa vende europiane, deri më tani të parekomanduara, me qëllim ndalimin e përhapjes së COVID-19.

Ky njoftim vjen pak orë pas një vendimi të ngjashëm nga autoritetet gjermane.

“Me afrimin e pushimeve verore, udhëtimet jothelbësore me 12 vende europiane, përfshirë Gjermaninë, Belgjikën dhe Italinë, nuk ndalohen më”, tha kryeministri holandez, Mark Rutte, në një konferencë për shtyp.

Kryeministri shpreson se këshillat e udhëtimit për vende, si Franca dhe Spanja, të cilat nuk kanë thënë ende nëse do t’i lejojnë turistët holandezë të udhëtojnë në territorin e tyre gjatë verës, do të lehtësohen nga 5 korriku.

Udhëtimet jothelbësore, pas 15 qershorit, nuk do të rekomandohet veçanërisht në Britaninë e Madhe dhe në Suedi, ku rreziqet për shëndetin vlerësohen të jenë më të larta.

E njëjta gjë vlen për çdo udhëtim tjetër jothelbësor jashtë Europës./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.