BRITANI E MADHE – Boris Johnson mbron sistemin e gjurmimit të COVID-19

LONDËR, 3 qershor /ATSH-AFP/ – Kryeministri Boris Johnson mbrojti sot efikasitetin e sistemit të gjurmimit, i vendosur për të gjetur personat që kanë rënë në kontakt me pacientët pozitivë me koronavirusin e ri dhe i kritikuar për mungesë transparence.

“Pajisja ka bërë që mijëra njerëz të izolohen”, siguroi Johnson, në një konferencë për shtyp.

Ky sistem u vendos për të shoqëruar lehtësimin gradual të kufizimeve dhe me qëllim shmangien e një valë të re të pakontrolluar të infektimeve.

Sipas këtij sistemi, çdo person i testuar pozitiv duhet të komunikojë ndërveprimet e tij të fundit me ekipet e caktuara nga Shërbimi Shëndetësor Publik (NHS).

Personat që bien në kontakt me të  infektuarin për më shumë se 15 minuta, në një zonë prej dy metrash, duhet të izolohen për 14 ditë, pavarësisht nëse kanë apo jo simptoma./ /ervo/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.