BM – Aeroporti “London City” rihapet në fund të qershorit

LONDËR, 3 qershor /ATSH-AFP/ – Aeroporti “London City”, që ndodhet në kryeqytetin britanik dhe i mbyllur që prej fundit të muajit mars për shkak të pandemisë së COVID-19, njoftoi sot rifillimin e fluturimeve në fund të qershorit.

Fluturimet e brendshme do të rifillojnë fillimisht duke vijuar më pas në fillim të korrikut me fluturimet ndërkombëtare, por kalendari vare nga karantinimi i propozuar për pasagjerët që mbërrijnë në Britaninë e Madhe, theksoi aeroporti në një komunikatë.

Duke nisur nga e hëna, udhëtarët që hyjnë në Britaninë e Madhe nga toka, deti apo ajri, me përjashtime të caktuara përfshirë personat që vijnë nga Irlandë, do të duhet t’i nënshtrohen karantinës për 14 ditë, një masë e parë me dyshim nga profesionistët e turizmit dhe sektori i aviacionit. Mbajtja ose jo e kësaj mase do të shqyrtohet më 29 qershor.

Në të njëjtën kohë, qeveria po planifikon të krijojë “ura ajrore” duke përjashtuar nga karantina udhëtarët nga vendet që konsiderohen të sigurta./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.