Bilanci i COVID-19 në Kosovë/ 1 123 të infektuar, 30 të vdekur dhe 847 të shëruar

PRISHTINE, 3 qershor /ATSH/ -Më 2 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 193 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 13 raste.

Më 2 qershor 2020, janë shëruar 4 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 847 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 02 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 15 333 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitivë rezultojnë gjithsej 1 123 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 02 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 6.427.911 raste të COVID-19 dhe 379.503 raste të vdekjes./KosovaPress//e.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.