BERLIN – COVID-19 kontribuoi në rritjen e papunësisë

BERLIN, 3 qershor /ATSH-DPA/- Përhapja e koronavirusit kontribuoi në një rritje të papunësisë në Gjermani në muajin maj.

Pothuaj 169 000 persona u shtuan në listën e të papunëve midis prillit dhe majit duke çuar numrin e përgjithshëm të të papunëve në 2,8 milionë, sipas shifrave zyrtare të lëshuara nga shërbimet sociale.

”Shkalla e papunësisë u rrit me 0,3 pikë përqindje në 6,1%’’, deklaruan burimet zyrtare.

Në krahasim me majin e vitit të kaluar, këtë vit rezultojnë 577 000 persona më shumë të papunë sipas autoriteteve.  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.