VJENË – Austria e gatshme të rihapë kufirin me Italinë

VJENË, 2 qershor /ATSH-ANSA/ – Austria parashikon hapjen e kufirit me Italinë nga mesi i qershorit, nëse prirja epidemiologjike do ta lejojë atë në lidhje me rifillimin e lëvizjes së lirë me vendet e tjera fqinje.

Vjena zyrtare po vlerëson rifillimin e udhëtimeve me rajonet italiane që kanë të dhëna pozitive.

Austria ka njoftuar ditë më parë se më 15 qershor do të hapë kufirin me Gjermaninë, Lihtenshtejnin dhe Zvicrën.

Javën e kaluar Vjena kishte propozuar një hapje drejt shteteve të tjera fqinje për të lejuar austriakët të kthehen pa 14 ditët e karantinës.

“Situata në Itali është më së shumti e vështirë. Sidoqoftë, ne jemi duke kërkuar një zgjidhje së shpejti”, deklaroi kancelari austriak, Sebastian Kurz./  /os/  a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.