Reforma Zgjedhore, Norman: Thelbësore ta përfundojmë nesër, për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Këshilli Politik u krijua në mënyrë që të përfundojë Reformën Zgjedhore dhe sot është bërë një përparim i mirë, por mbetet ende punë për të bërë.

Kështu deklaroi sot pas takimit me anëtarët e Këshillit Politik, ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman.

“Është thelbësore që këtë ta përfundojmë nesër, jo vetëm që Shqipëria të vazhdojë rrugëtimin drejt BE-së, por në mënyrë që edhe votuesit shqiptarë të kenë zgjedhje më të mira herën e ardhshme. Kështu që le ta bëjmë punën, ta mbarojmë”, – tha ambasadori Norman./k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.