POLONI – Parlamenti miraton ligjin për organizimin e zgjedhjeve presidenciale në qershor

VARSHAVË, 2 qershor /ATSH-AFP/- Parlamenti polak miratoi sot një ligj që lejon organizimin e zgjedhjeve të reja presidenciale në fund të qershorit, në vend të sondazhit të anuluar për shkak të pandemisë.

Fillimisht, sondazhi duhej të mbahej më 10 maj, por u anulua në minutën e fundit përballë pamundësisë së qeverisë konservatore-nacionaliste për të gjetur një kompromis me opozitën në lidhje me rrugën që duhej ndjekur, në mes të pandemisë dhe përballë dyshimeve për ligjshmërinë e tij dhe modaliteteve të mundshme.

Kryetarja e Parlamentit, Elzbieta Witek, anëtare e Partisë së djathtë në pushtet, Ligj dhe Drejtësi (PiS), pritet të caktojë një datë të re për votimet në ditët e ardhshme.

Deri më tani, në Poloni janë regjistruar 24 395 raste infektimi dhe 1 092 vdekje nga COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.