MV – Xhaferi: Nuk mund të jetojmë pafundësisht në gjendje të jashtëzakonshme

SHKUP, 2 qershor /ATSH-MIA/ – Liderët partiakë duhet të tregojnë përgjegjësi për daljen nga kriza, sepse nuk mund që shteti të vazhdojë me gjendje të vazhdueshme të jashtëzakonshme, deklaroi kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

”Për sa i përket gjendjes aktuale, nuk duhet të habitemi nëse vijmë në situatën që edhe në gjendje të jashtëzakonshme të kemi zgjedhje, sepse duhet të krijohen institucionet”, shtoi ai.

”Nuk mundemi që pafundësisht të jetojmë në gjendje të jashtëzakonshme dhe të presim që vetvetiu të kalojë”, theksoi Xhaferi.

”Unë nuk ndjehem si fitues dhe nuk e kam pasur për qëllim këtë. Por, në këto tri dekada janë shumë precedentë dhe në këtë kontekst vlerësoj se nuk duhet të krijojmë precedentë sepse do t’i paguajmë shtrenjtë në të ardhmen. Nëse e lexoni Kushtetutën, ajo lejon shkurtimin e mandatit për zgjedhje të parakohshme”, theksoi ai.

”Prej 18 marsit, pas gjendjes së parë të jashtëzakonshme e deri më tani nuk kemi strategji si të dalim nga kjo situatë dhe nuk mund të kemi gjendje të jashtëzakonshme në pafundësi”, theksoi Xhaferi./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.