MV – 67 raste të reja me COVID-19 dhe 25 të shëruar në 24 orët e fundit

SHKUP, 2 qershor /ATSH-MIA/ – Nga 868 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 67 pacientë të infektuar me COVID-19.

Në të njejtën periudhë kohore, janë shëruar 25 pacientë, ndërsa është regjistruar një viktimë.

“Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive janë pranuar gjashtë pacientë duke e çuar në 40 numrin e personave të shtruar në spital”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Në Spitalin e Përgjithshëm  “8 Shtatori” janë shtruar 27 pacientë me COVID-19, gjashtë prej të cilëve kanë nevojë për respiratorë”, shtoi ai.

Po sipas ministrit, në spitalin e Manastirit janë shtruar shtatë pacientë, ndërsa në spitalin e Shtipit 14, ndërsa në repartet infektive në Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep janë shturar 27 pacientë me COVID-19./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.