Kosovë/Do të largohen vetëm mallrat që janë në kundërshtim me ligjin

PRISHTINE, 2 qershor /ATSH/ -Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), njofton se ka urdhëruar largimin nga tregu vetëm mallrat që kur janë importuar kanë qenë në kundërshtim me ligjin dhe vendimet që kanë qenë në fuqi në atë kohë.

Kjo ministri tha se Inspektorati i Tregut nuk ka marrë asnjë veprim të palejuar ose në dëm të bizneseve që respektojnë ligjin.

“Ju njoftojmë se, Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), ka urdhëruar largimin nga tregu VETEM mallrat që kur janë importuar kanë qenë në kundërshtim me ligjin dhe vendimet që kanë qenë në fuqi në atë kohë. Inspektorati i Tregut nuk ka marrë asnjë veprim të palejuar ose në dëm të bizneseve që respektojnë ligjin”, sipas MEPTINIS-it./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.