Hyrja e turistëve në Shqipëri pa tamponë, po vlerësohet hapja e kufijve ajrorë sipas reciprocitetit

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që nuk do të ketë testime për qytetarët që hyjnë në Shqipëri përmes kufijve tokësorë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë bashkëbisedimit me gazetarët tha se sugjerohet që të shmangen udhëtimet e panevojshme.

“Për gjithë popullatën në të gjitha vendet ka një rekomandim. Të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që nuk do ketë testime për qytetarët që hyjnë në Shqipëri”, tha Manastirliu.

Kryeministri tha se po vlerësohet hapja e kufijve ajrorë, por kjo do të kërkojë reciproritet me vendet e tjera. z.tosku//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.