FUTBOLL – Reali i Madridit kompenson abonentët për pjesën e kampionatit pa spektatorë

MADRID, 2 qershor /ATSH-ANSA/ – Presidenti i klubit të Realit të Madridit, Florentino Perez u shkruajti anëtarëve të klubit, duke njoftuar se “opsione të ndryshme” do të vlerësohen gjatë ditëve në vazhdim, për rimbursimet e abonentëve që nuk do të jenë në gjendje të ndjekin lojërat e ekipit, për shkak të rregullores që ndalon spektatorët të hyjnë në stadiume.

Perez ka zyrtarizuar që lojërat e mbetura në ‘’La Liga’’ do të menaxhohen nga ekipi i Zinedine Zidane në terrenin e stadiumit ”Alfredo Di Stefano”, në Valdebebas, me qëllim që të inkurajojë zhvillimin e njëkohshëm të punimeve të rinovimit në ”Santiago Bernabeu”, tempulli historik i skuadrës.

“Dua të falëndero, dhe të shpreh mirënjohjen time personale, për anëtarët që me bujarinë e tyre kanë mbështetur klubin, duke hequr dorë nga të drejtat që rrjedhin nga ndërprerja e veprimtarisë konkurruese’’, shkruan Perez.

”Në ditët në vijim do të merrni një komunikim me opsionet e ofruara për abonentët mbi  kompensimin për sezonin aktual, i cili siç pritet, do të mbahet me dyer të mbyllura”, shton ai.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.