FUTBOLL – Premier Liga ruse rifillon më 19 qershor

MOSKË, 2 qershor /ATSH-DPA/ – Premier Liga ruse do të rifillojë më 19 qershor, pas ndërprerjes prej disa muajsh si pasojë e koronavirusit, njoftoi sot federata ruse.

“Krylia Sovetov Samara – Akhmat Grozny do të jetë ndeshja e parë”, tha kampionati.

Sipas një programi të publikuar, ndeshja e dytë e ditës, PFC Sochi-FC Rostov, do të nisë dy orë më vonë.

Çerekfinalet e Kupës ruse janë caktuar për në datat 23-25 qershor./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.