FRANCË – Macron: Rihapja e kafeneve, hoteleve dhe restoranteve kthen ditët e lumtura

PARIS, 2 qershor /ATSH-ANSA/ – Rihapja e kafeneve, hoteleve dhe restoranteve shënon kthimin e ditëve të lumtura! Nuk ka dyshim se francezët do të takohen përsëri në këto vende si pjesë e shpirtit të tyre, të kulturës dhe të artit tonë të lamrishëm, deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron.

”Në këto periudha të vështira, shteti do të vazhdojë ta mbështesë këtë sektor’’, tha presidenti Macron duke përshëndetur fillimin e fazës së dytë të hapjes.

Tavolinat në natyrë të kafeneve pariziane, janë një simbol i vërtetë të kulturës franceze dhe europiane, si dhe ”çlirim” për shumë qytetarë që kanë gjetur shijen e pirjes së një kafeje të ulur në tavolinat e jashtme të bareve, pas më shumë se dy muajve bllokimi të imponuar nga lufta kundër koronavirusit.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.