FRANCË – Eksporti i armatimeve ra me 8,6 % në vitin 2019

PARIS, 2 qershor /ATSH-AFP/- Eksportet franceze të armatimeve ranë me gati 8,6% në 2019-n, duke u përqëndruar në Europë, ku është rritur ndjeshëm, edhe pse Emiratet e Bashkuara Arabe, të përfshira në konfliktin në Jemen, janë në krye të listës së klientëve.

“Bilanci i vitit 2019 për marrjen e porosive arrin në 8,3 miliardë euro dhe është në mesataren e vërejtur gjatë 10 viteve të fundit”, shënon raportin zyrtar i paraqitur në Parlament dhe i botuar sot.

Vitet 2015, 2016 dhe 2018 qenë veçanërisht të suksesshme, të nxitura veçanërisht nga shitjet e avionëve luftarakë “Rafale” në Egjipt, Indi dhe Katar.

Ndërsa viti 2019 u shënua nga disa kontrata emblematike për Belgjikën (sistemet e luftës kundër minave, “Naval Group”), për EBA-në (korvetat e Grupit Detar “Gowind)”, për Hungarinë (helikopterët “Airbus H225M” dhe “H145M”), për Spanjën (satelitët e telekomunikacionit) dhe për Australinë (modelimi i nëndetëseve, “Naval Group”)./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.