FOKUS – Rifillim i vështirë i negociatave BE-BM për Brexit

BRUKSEL, 2 qershor /ATSH-AFP/ – Britanikët dhe europianët do të mblidhen sot në një video-konferencë për një seancë të re diskutimesh pa shumë shpresa për progres, pavarësisht presionit të kalendarit dhe të rrezikut për një “no deal”.

Michel Barnier, negociatori europian, theksoi dy ditë më parë në “Sunday Times” se nuk ishte dakord nëse Londra nuk kthehej në pozicionet e saj të mëparshme dhe qortonte britanikët për zgjedhjen e vetëm asaj që u përshtatet atyre në tregun unik europian.

Të hënën, Downing Street 10 akuzoi Brukselin se dëshironte të prezantonte në negociata propozime të pa balancuara që do të lidhnin Britaninë e Madhe me rregullat apo standardet europiane dhe dënoi kërkesat e pazakonta në marrëveshjet e tregtisë së lirë.

Pas tre seancash diskutimesh të nisura në fillim të marsit, hendeku mbetet i gjerë mes qëndrimeve të njëri-tjetrit.

Situata është komplikuar nga pandemia e koronavirusit, që ka detyruar qindra negociatorë nga të dy palët të punojnë me anë të video-konferencave./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.