Finiq/ Makinë teknologjike pastrimi në ndihmë të ekipeve mjedisore të bashkisë

TIRANË, qershor /ATSH/ Programi i asistencës teknike gjermane GIZ kuadër të projektit për kufizimin e mbetjeve plastike  përfundojnë det, i cili po zbatohet në bashkinë e Finiqit, dhuroi së fundi për këtë njësi administrative në jugperëndim të vendit, edhe një makinë teknologjike pastrimi me vlerë 56 mijë euro.

Zyrtarët e bashkisë i thanë ATSH-së, se ky automjet me parametra bashkëkohorë dhe i manovrueshëm do përdoret nga shërbimi i pastrimit për transportin e mbeturinave nga çdo fshat landfillin e Bajkajt, 6 km nga Finiqi.

Kryetari i bashkisë, Kristo Kiço falënderoi GIZ dhe veçanërisht drejtuesin gjerman të projektit, Hermann Pllum për disponibilitetinpërkushtimin dhe korrektësinë  lëvrimin  e ndihmave  dhe mjeteve infrastrukturore për përmirësimin e  menaxhimit të mbetjeve  urbane në bashki.  

Pak ditë  parë GIZ i dhuroi Finiqit edhe një numër kontejnerësh për grumbullimin diversifikuar  mbeturinave urbane.

Bashkia e Finiqit, një ndër dhjetë bashkitë më të mëdha në vend sa i përket territorit, përbëhet nga 58 fshatra

Ajo është palë në dokumentin e njohur si Marrëveshja e Ulqinit (janar2020) krahas  bashkisë homologe të Lezhës dhe disa bashkive nga Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina,  etj., përfituese në Projektin Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve dhe Parandalimi i Mbetjeve Detare në Shqipëri, (2020-2021). Projekti financohet nga Ministria Federale për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ekonomik e Gjermanisë (BMZ) dhe zbatohet nga GIZ.

e.xh/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.