Operacioni humanitar/ Prefekti Aliaj për ATSH-në: Pako ushqimore e medikamente për 62 familje e pensionistë

TIRANË, 1 qershor/ATSH/ Rreth 62 familje u ndihmuan sot me ndihma ushqimore dhe medikamente në qarkun e Gjirokastrës.

Prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj, tha sot për ATSH-në se “konkretisht u ndihmuan me produkte ushqimore 35 familje, me produkte mjekësore 12 familje dhe me shërbime të tjera 5 familje”.

“Në kuadër të marrjes së masave për ofrimin e asistencës në banesë ndaj personave në nevojë, në kushtet e epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, prej Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Gjirokastër sot është verifikuar lista e subjekteve përfituese, të cilëve do t’iu sigurohet dërgimi i pagesave mujore nga programi i sigurimeve shoqërore. Në total janë verifikuar 1563 pensione në banesë prej DRSSH (dhe dy agjencive të saj në Tepelenë e Përmet), nga të cilat 974 pensione në Gjirokastër, 307 pensione në Tepelenë dhe ­­282 pensione në Përmet”, – bëri të ditur prefekti Aliaj.

Ndërkohë Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gjirokastёr vijon monitorimin e situatёs sё COVID-19 dhe kontaktet e pёrditshme me çdo mjek e qendër shёndetёsore pёr punёn e kryer mbi parandalimin e pёrhapjes sё kёtij virusi./k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.