TIRANË, 1 qershor/ATSH/ Në bashkinë e Tropojës këtë 1 qershor, kopshtet dhe çerdhet hapen dyert sipas protokollit të sigurisë të miratuar nga Instituti i Shëndetit Publik.
Sipas kreut të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Tropojë Avni Boshnjaku, sektori i Edukimit të Shëndetit në këtë ditë ka monitoruar 2 kopshtet dhe çerdhen e qytetit të Bajram Currit.
“Nga inspektimi rezulton zbatimi rigoroz i protokolleve. Kushtet higjieno-sanitare në ambientet e tyre janë shumë të mira. U krye matja e temperatures dhe dezinfektimi i duarve të fëmijëve”, bën të ditur për ATSH-në, kreu i NVKSH, Avni Boshnjaku.
Po ashtu, tha ai, po bëhet shfrytëzimi maksimal i ambienteve për distancim mes fëmijëve, personeli është i pajisur me doreza dhe maska.
Gjatë kësaj dite kanë frekuentuar kopshtet dhe çerdhen gjithsej 60 fëmije.
/a.gjonaj/ /a.g/r.e/