LONDËR – Rihapen shkollat në kuadër të lehtësimit të masave kufizuese

LONDËR, 1 qershor /ATSH-AFP/ – Shkollat britanike, të mbyllura që prej mesit të muajit mars për të frenuar përhapjen e koronavirusit, filluan sot të hapen, etapë vendimtare, por gjithashtu dhe shumë e kritikuar për lehtësimin e kufizimeve kërkuar nga autoritetet, gjykuar të parakohshme nga sindikata e mësuesve dhe autoritetet lokale.

Britania e Madhe, me më shumë se 38 000 të vdekur, të testuar pozitiv është vendi i dytë më i goditur nga pandemia pas SHBA-së dhe madje, sipas disa studimeve krahasuese, i pari përsa i përket vdekshmërisë së raportuar në popullatë.

I kritikuar për reagim të vonuar, qeveria konservatore e Boris Johnson po përpiqet tashmë të rimëkëmbë ekonominë.

Qeveria mendon se kushtet shëndetësore janë përmbushur për të shkuar më tej në Angli, ndërsa provincat e tjera kanë zgjedhur të vonojnë.

Nga e hëna, mbledhjet e gjashtë personave do të autorizohen, gjithashtu edhe personat më të dobët, të detyruar të izolohen plotësisht, do të jenë në gjendje të dalin me kujdes.

Disa biznese të tilla si tregtarët e makinave ose tregjet do të jenë në gjendje të rifillojnë aktivitetin e tyre.

Në ambjentet shkollore, vetëm fëmijët e moshës nga katër deri në gjashtë vjeç dhe nga 10 deri në 11 vjeç do të rikthehen në shkolla. Rikthimi në bankat e shkollës do të operohet në mënyrë graduale dhe sipas grupmoshave./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.