TIRANË, 1 qershor/ATSH/ Në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Selanik gjatë ditës sotme 224 qytetarë aplikuan për pasaporta dhe karta ID.
Me anë të një njoftimi për shtyp konsullata bën të ditur se “gjatë gjithë ditës sot ofruam një total prej 307 shërbimesh për bashkëqytetarët tanë në Greqi”.
Sipas konsullatës, sot u shpërndanë edhe 57 dokumente identifikimi dhe 26 shërbime konsullore.
Konsullata falënderon gjithashtu qytetarët për durimin, pasi takimet e anuluara gjatë pandemisë janë riskeduluar. /k.s/j.p/r.e/
