INDI – Qeveria merr masa në ndihmë të bizneseve vogla e të mesme

NJU DELHI, 1 qershor /ATSH-DPA/ – Qeveria e Indisë njoftoi disa vendime kryesore për të ndihmuar fermerët, bizneset e vogla dhe të mesme, si edhe shitësit në rrugë, pas goditjes së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

“Fermerët do të marrin 50 deri në 83% më shumë të ardhura nga investimi, ndërsa kabineti federal rriti çmimet e blerjeve, në një takim të kryesuar nga kryeministri Narendra Modi”, deklaroi ministri i Informacionit, Prakash Javadekar.

Bujqësia është burimi kryesor i jetesës për rreth 58% të popullsisë së Indisë.

Kabineti krijoi, gjithashtu, një strukturë mikrokredie për të siguruar kredi të përballueshme për 5 milionë shitës në rrugë, që janë goditur nga COVID-19.

Këto njoftime erdhën mes të parashikimeve të përballjes me një recesion, ku 100 milionë njerëz thuhet se kanë humbur vendet e punës për shkak të izolimit.

Gjatë javëve të kaluara, qeveria ka lehtësuar kufizimet e izolimit në përpjekje për të ringjallur ekonominë./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.