Fëmijët festojnë 1 Qershorin në hapësirat e transformuara argëtuese te parku Rinia

TIRANË, 1 qershor/ATSH/ Parku Rinia i transformuar ka mirëpritur sot në festën e 1 Qershorit, fëmijët e kryeqytetit me më shumë lodra, gjelbërim dhe mjedise argëtuese.

Ky park u kthye sot në një hapësirë çlodhëse për qytetarët, ndërkohë që fëmijët lodrojnë në këndet e lojërave të përshtatura për mosha të ndryshme. Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell pamje nga ky park, ku kënga, lojërat argëtuese, kërcimet i shoqëruan fëmijët në festën e tyre.

Animatorët sollën personazhe të përrallave për ta dhe kërcime për të vegjlit. Fëmijët u argëtuan në këndet e lojërave dhe ajo që binte në sy ishte buzëqeshja dhe lumturia që reflektohej në fytyrat e tyre.

Krahas fëmijëve, edhe prindërit kanë shijuar momente të festës me fëmijët e tyre si dhe  mjediset çlodhëse. z.tosku//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.