Berat/ Hapen 45 kopshte dhe çerdhe, Demo: Zbatim rigoroz të protokolleve të sigurisë

TIRANË, 1 qershor/ATSH/ Në bashkinë e Beratit janë hapur sot 45 kopshte dhe çerdhe, pas një periudhe prej më shumë se 2 muaj të mbyllura për shkak të situatës së krijuar prej infeksionit COVID-19.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo bëri të ditur se në të gjitha kopshtet dhe çerdhet është monitoruar zbatimi i protokollit të hartuar nga Minisitria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Sot janë hapur 45 kopshte dhe çerdhe duke respektuar të gjitha kushtet strikte higjieno-sanitare dhe masat parandaluese për fëmijët dhe stafin. Rikthimi në këtë normalitet të ri kërkon përgjegjësi nga gjithësecili”, deklaroi kreu i bashkisë, Demo./a.gjonaj//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.