Tepelenë, ndihmë ekonomike prej 6% të buxhetit për familjet në nevojë

TIRANË, 31 maj /ATSH/- Këshilli Bashkiak i Tepelenës ka miratuar vendimin për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë nga fondi prej 6% që i është kushtuar atyre.

Këshilli bashkiak në mbledhjen e zhvilluar së fundi, ka vendosur që për muajin prill, 6% e buxhetit të bashkisë të shkojë në mbështetje të familjeve në nevojë.

Në zbatim të këtij vendimi struktura përgjegjëse për shërbimet Sociale në Bashki në bazë
të propozimeve dhe vlerësimeve social-ekonomike të ardhura nga 4 njësitë administrative
për trajtim me ndihmë ekonomike, shqyrton, vlerëson dosjet sipas kritereve, procedurave
dhe sistemit të pikëzimit.

Familjet e përzgjedhura do të përfitojnë ndihmën ekonomike nga programi i bllokndihmës 6% ose fondi i venë në dispozicion nga Bashkia Tepelenë në programin e kujdesit
social projekti “Mbrojtja sociale për kategorinë e familjeve në nevojë”.

Në total janë 56 familjeve në nevojë që përfitojnë nga skema e ndihmës  ekonomike për vitin 2020, në bashkinë Tepelenë. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.