Nga nesër hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë/ Manastirliu: Mos ulni vigjilencën, zbatoni distancimin social

TIRANË, 31 maj /ATSH-Arbi Fortuzi/-Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka kujtuar sërish të gjithë qytetarët se duke filluar nga nesër hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë, por sipas saj duhet vëtëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën dhe për të zbatuar distancimin social.

“Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor! Hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë por kërkohet vetëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën, për të zbatuar distancimin social dhe për të ruajtur higjienën vetjake”,- shprehet Manastirliu.

“Plani i masave lehtësuese nga data 1 Qershor: Hiqen kufizimet e orareve për qytetarët dhe bizneset në të gjithë vendin. Hapen kufijtë tokësorë, pa detyrim vetëkarantinimi, përveç rasteve kur vendoset nga autoritetet shëndetësore. Hapen plazhet vetëm për strukturat akomoduese. Ndërsa me 6 qershor hapen plazhet për të gjithë qytetarët. Hapen kopshtet dhe çerdhet. Hapen, parqet, këndet e lojërave, palestrat, qendrat e interentit. Hapet kampionati, i futbollit, pa spektatorë. Hapen kurset profesionale, edukative, argëtuese, konkurset e punësimit”,- tha Manstirliu.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.