LONDËR – Barnier: BM u tërhoq nga angazhimet për Brexit

LONDËR, 31 maj /ATSH-DPA/ – Shefi i Bashkimit Europian për negociatat për çështjen  Brexit, Michel Barnier akuzoi sot Britaninë e Madhe se po tërhiqej nga angazhimet dhe paralajmëroi se nuk do të kishte marrëveshje nëse ajo vazhdonte kështu.

”Londra ka qenë duke bërë një hap prapa – dy hapa mbrapa, tre hapa mbrapa – nga angazhimet origjinale”, i tha ai ”Sunday Times” përpara një raundi të katërt të negociatave të Brexit të vendosura për të filluar këtë javë.

”Nëse Londra nuk do të ndjekë formulimin e deklaratës politike që dy palët ranë dakord vjeshtën e kaluar si pikënisje e bisedimeve për marrëdhëniet e ardhshme, nuk do të ketë asnjë marrëveshje”, paralajmëroi Barnier.

Javën e kaluar, Barnier tha se raundi i ardhshëm i negociatave do të ishte thelbësor në sigurimin e një marrëveshje tregtare pas Brexit me Londrën.

Tre raundet e mëparshme të bisedimeve kanë përfunduar pa ndonjë rezultat të prekshëm./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.