Kredia konsumatore në valutë përbën 4% të totalit të huasë për individët

TIRANË, 31 maj /ATSH/- Kredia konsumatore në valutë përbën vetëm 4% të stokut të kredisë për individë.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se, në fund të muajit mars, kredia për individë rezulton në rreth 12.9% si raport ndaj PBB-së.
Sipas BSH-së, norma mesatare e kredisë për konsum rezultoi 7.7%, me një ulje prej 0.3 % nga tremujori i mëparshëm dhe e njëjtë me mesataren e vitit të kaluar.
Këtë tremujor, individët kanë paguar interesa më të larta vetëm për overdraftet, të cilat u balancuan nga rënia e interesave për kreditë për blerjen e mallrave. Normat e interesit të kredive për konsum janë shfaqur relativisht të qëndrueshme në dy vitet e fundit.
Ulja e interesit për kreditë konsumatore përgjithësisht është drejtuar nga bankat e mëdha. Analiza e ecurisë së interesave të kredisë për individë sipas madhësisë së bankave
tregon se bankat e vogla këtë tremujor kanë regjistruar rritje të theksuar të
normave të interesit tek të dyja segmente (biznes individ). Ndërkohë që në kredinë konsumatore dominon huaja në monedhën vendase lek. e.xh/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.