Bulqizë, ridezinfektohen ambientet e kopshteve dhe çerdheve

TIRANË, 31 maj /ATSH – I. Vata/- Bashkia Bulqizë ka marrë masat për fillimin më 1 qershor të çerdheve dhe kopshteve duke dezinfektuar ambientet.

Në kuadër të lehtësimit të masave me 1 qershor hapen çerdhet dhe kopshtet në të gjithë vendin.

Bashkia Bulqizë shprehet se ka përfunduar ridezinfektimi i ambjenteve të çerdheve dhe kopshteve pasi sipas urdhrit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kopshtet dhe çerdhet do të rihapen të hënën më datë 1 qershor.

Drejtoria e Shërbimeve Komunitare dhe Utilitare pranë Bashkisë ka ridezinfektuar ambietet ku do të rikthehen vogëlushët. “Punuam intensivisht që fëmijët e kopshteve dhe çerdheve tona të frekuentojnë të sigurt ambientet e tyre më të dashura”, shprehet bashkia e Bulqizës.

Ambientet janë inspektuar nga përfaqësues të bashkisë, për t’u siguruar që janë marrë të gjitha masat. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.