15 të shëruar në 24 orët e fundit/ 872 pacientë kanë fituar betejën me COVID-19

TIRANË, 31 maj/ATSH/  Në 24 orët e fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 872 numrin e të shëruarve.

Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot në komunikimin e përditshëm se “nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike”.

“Që nga fillimi i epidemisë janë 1136 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë”, – tha Qirjako.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar 15 raste pozitive./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.