MV – Raportohen 35 raste të reja dhe pesë viktima nga COVID-19

SHKUP, 30 maj /ATSH-MIA/ – Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 35 raste të reja me koronavirus dhe 19 pacientë të shëruar.

Gjithashtu janë regjistruar pesë viktima. Sipas ministrisë ka humbur jetën një pacient nga Shkupi (69 vjeç), i shtruar në spital më 15 maj. Në SPQ “8 Shtatori” vdiq një pacient nga Struga (70 vjeç), i pranuar në spital më 17 maj, si dhe dy pacientë me moshë 70 dhe 47 vjeç nga Shkupi. Në raportin e ISHP-së është evidentuar edhe një foshnje nga Shkupi, që me kërkesë të prindërve është transportuar me avion për në Zvicër, ku edhe vdiq.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1 120 teste, ndërsa janë raportuar 35 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 22 janë regjistruar në Shkup, katër në Kumanovë, një në Shtip, gjashtë në Tetovë, dhe nga një në Strugë dhe Gostivar.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19  që nga fillimi i epidemisë është 2 164, ndërsa numri i pacientëve të shëruar është 1 535./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.