Këmbimi valutor gjatë javës/ Leku forcoi pozitat ndaj monedhave të huaja

TIRANË, 30 maj /ATSH/- Ecuria në tregun e këmbimit valutor vendas, gjatë javës 25-30  maj 2020, shënoi mbiçmim të lekut ndaj monedhave të huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro e nisi javën në kuotën e 124.04 lekëve dhe në fundjavë u këmbye me 124.33 lekë, duke regjistruar një rritje graduale të lehtë vlerës.

Dollarit amerikan  u zhvlerësua deri në 1.5 lekë. Nga 123.77 lekë që këmbehen të hënën,  në fundjavë zbriti në nivelin e 111.76 lekëve.

Gjatë javës leku  forcoi pozitat edhe ndaj paundi britanik. Sipas të dhënave të BSH, monedha angleze zbriti me gati 2 lekë duke u këmbyer nga 139.45 lekë të hënën në 137.55 lekë të  shtunën. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.