Historia e familjes së Andit që me mbështetjen e AZHBR ngriti një kapanon të ri që përshtatet me kapacitetet e reja të prodhimit të fermës

 

#RESPEKT🙏Andi nga Divjaka, që pas studimeve për veterinari i është dedikuar punës me bagëtinë në fermën e ngritur nga babai, është shembull i punës për çdo të ri dhe një nga shumë histori suksesi të shqiptarëve që prodhojnë.👏Me mbështetjen e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural dhe fondet e buxhetit të shtetit, familja ka ngritur një kapanon të ri që përshtatet me kapacitetet e reja të prodhimit të fermës.🐄🐑🟢 KUJTESË: Deri më 19 qershor, duke aplikuar online në https://e-albania.al me zero dokumente, përfitoni financime nga Skema Kombëtare, për një të ardhme më të sigurt të fermerit shqiptar 🍅🍉🥦🥝🍆🥬🌶🥕🍒 🍓 🐏🐄🐓#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 30. Mai 2020

 

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Andi nga Divjaka, që pas studimeve për veterinari i është dedikuar punës me bagëtinë në fermën e ngritur nga babai, është shembull i punës për çdo të ri dhe një nga shumë histori suksesi të shqiptarëve që prodhojnë.

Kryeministri Edi Rama publikoi historinë e familjes së Andit që me mbështetjen e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural (AZHBR) dhe fondet e buxhetit të shtetit, ka ngritur një kapanon të ri që përshtatet me kapacitetet e reja të prodhimit të fermës.

Drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca bëri të ditur se financimi që është dhënë për këtë fermë është rreth 13 milionë lekë. Përmes këtij financimi është bërë e mundur ngritja e kapanonit, sistemi i ujitjes, si dhe zyrat.

“Po të mos na ishit gjendur ju, me mbështetjen financiare, ne do ta kishim mbyllur fermën. Unë dhe bashkëshortja ime kemi dokumentet që mund të jetojmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe Andi ka aplikuar dhe tashmë ka dokumentet edhe ai. Vetëm falë mbështetjes së AZHBR-së ne e vazhduam iniciativën tonë. Sepse do ta kishim mbyllur dhe do të kishim ikur. Kemi 20 vite që e kemi nisur këtë sipërmarrje. E kemi nisur me 5 lopë. Po kur ranë llamarinat dhe bagëtia mbeti jashtë, nuk mund ta përballoja situatën. Nuk mund të rrija në shtëpi. Falë jush arritëm të ndërtonim fermën e re. Sot kemi rreth 100 krerë lopë”, shprehet kryefamiljari.

Në këtë fermë aktualisht janë të punësuar 5 persona me kohë të plot dhe  prodhohen 1500 litra qumësht në ditë, me një mesatare prej 27-28 litër për kokë në ditë.

Janë realisht frymëzuese histori si kjo e Andit. Një njeri me vullnet, i vendosur për të çuar përpara sipërmarrjen e familjes së tij.

Por çdo fermer në vend tashmë e ka një shans. Nga data 29 maj deri më 19 qershor do të qëndrojë e hapur thirrja për skemën kombëtare të financimit nga qeveria shqiptare. Aplikimi bëhet me zero dokumente online në https://e-albania.al./a.gjonaj//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.