FISHË TEKNIKE – Bilanci i përditësuar i COVID-19, rreth 6 milionë raste

PARIS, 30 maj /ATSH-AFP/ – Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar vdekjen e të paktën 366 581 njerëzve në të gjithë botën që nga paraqitja e saj në dhjetor në Kinë, me gati 6 milionë raste.

Më shumë se 5 990 590 raste infeksioni janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende dhe territore që nga fillimi i epidemisë, prej të cilave të paktën 2 491 400 njerëz sot konsiderohen të shëruar.

Megjithatë, ky numër i rasteve të diagnostikuara pasqyron vetëm një pjesë të numrit aktual të infeksioneve. Disa vende testojnë vetëm raste të rënda, të tjera përdorin testimin si përparësi për gjurmimin, dhe shumë vende të varfra kanë aftësi të kufizuar shqyrtimi.

Të paktën 4 517 vdekje të reja dhe 125 445 raste të tilla janë regjistruar në të gjithë botën.

Vendet me vdekje të reja më të shumta janë SHBA (1 152), Brazili (1 124) dhe Meksika (371).

SHBA-ja, që regjistroi vdekjen e saj të parë të lidhur me koronavirusin në fillim të shkurtit, është vendi më i prekur në aspektin e numrit të vdekjeve dhe rasteve, me 103 353 vdekje për 1 758 304 raste. Të paktën 406 446 persona u shpallën të shëruar.

Pas SHBA, vendet më të prekura janë Mbretëria e Bashkuar me 38 376 vdekje për 272 826 raste, Italia me 33 340 vdekje (232 664 raste), Franca me 28 771 vdekje (188 625 raste), dhe Brazili me 27 878 vdekje (465 166 raste).

Ndër vendet e goditura më së shumti, Belgjika është ajo që dëshmon numrin më të madh të vdekjeve në krahasim me popullsinë e saj, me 82 vdekje për 100 000 banorë, e ndjekur nga Spanja (58), Mbretëria e Bashkuar (57), Italia (55), dhe Franca (44).

Kina (duke përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos), ku filloi epidemia në fund të dhjetorit, zyrtarisht numëroi gjithsej 82,999 raste (4 të reja mes të Premtes dhe të Shtunës), përfshirë 4,634 vdekje (0 të reja), dhe 78 302 shërime.

Evropa arriti sot te 177 595 vdekje për 2 135 117 raste, SHBA dhe KanadaJA 110 488 vdekje (1 848 465 raste), Amerika Latine dhe Karaibet 49 089 vdekje (937 284 raste), Azia 15 885 vdekje (526 070 raste), Lindja e Mesme 9 374 vdekje (394 899 raste), Afrika 4 018 vdekje (140 155 raste) dhe Oqeania 132 vdekje (8 555 raste)./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.