Depozitat në lekë, 482 miliardë lekë në muajin prill

TIRANË, 30 maj /ATSH/- Banka e Shqipërisë, bën të  ditu se, trendi në rritje i depozitave bankare vijoj edhe gjatë muajit prill 2020.

Sipas të dhënave nga BSH-ja, depozitat në lekë arritën në 482 miliardë lekë, në fund të muajit prill duke shënuar një rritje me 1.7% në raport me muajin e mëparshëm.

Treguesit në rritje i adresohen depozitave nga individët, por dhe nga institucionet jo financiare publike.

Në raport me prodhimin e brendshëm bruto, kursimet e shqiptarëve janë rreth 61% të PBB-së, ndër më të lartat në rajon.

Mbështetur edhe në performancën pozitive të treguesve të tjerë financiarë, Banka e Shqipërisë konfirmon se sistemi bankar në vend, është solid dhe i mirëkapitalizuar. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.