MV – Regjistrohen 52 raste të reja me COVID-19 dhe 30 të shëruar

SHKUP, 29 maj /ATSH-MIA/ – Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 52 raste të reja me koronavirus dhe 30 pacientë të shëruar.

Gjithashtu në këtë periudhë kanë ndërruar jetë 4 persona.

Instituti i shëndeti publik regjistroi 30 pacientë të shëruar, prej të cilëve 16 ndodhen në Shkup,10 në Tetovë, një në Veles, dy në Ohër dhe një në Kratovë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 661 testime, ndërkaq janë regjistruar 52 raste të reja me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 2 129, numri i pacientëve të shëruar është 1 516, ndërsa i viktimave 126./ /sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.