FOKUS – Eurostat: Rënie historike e PBB-së së zonës euro në T1 2020

BRUKSEL, 29 maj /ATSH-AFP/ – Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i zonës euro u ul me 3,8 % në tremujorin e parë, rënia me madhe që prej krijimit të monedhës unike në 1999, sipas një vlerësimi të parë të Zyrës europiane të Statistikave Eurostat.

Kjo rënie shpjegohet nga masat kufizuese lidhur me COVID-19, që u vendosën gjerësisht nga shtetet anëtare në muajin mars.

Në Francë, dy javët e para të kufizimit kanë mjaftuar ta zhysin vendin në recesion, me një tkurrje historike të PBB-së prej 5,8% në tremujorin e parë, sipas një vlerësimi të Institutit Kombëtar të Statistikave (Insee).

Spanja, e prekur rëndë nga pandemia, ka parë Prodhimin e Brendshëm Bruto të kontraktohet me 5,2%, sipas vlerësimeve paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave (INE).

Në Austri PBB-ja regjistroi në rënie me 2,5% në raport me tremujorin e fundit të vitit 2019.

Gjermania, ekonomia e parë e zonës euro, publikoi parashikimet e saj të PBB-së më 15 maj.

Masat kufizuese kundër koronavirusit kanë pasur gjithashtu një impakt mbi inflacionin, që ka shënaur sërish një ngadalësim në prill, me 0,4%, sipas një vlerësimi të publikuar  sot nga Eurostat.

Në muajin mars, kur këto masa filluan të vendoseshin gradualisht, norma e inflacionit u shfaq me 0,7%, shumë larg objektivit prej 2% të vendosur nga Banka Qendrore Europiane.

Sipas Eurostat, niveli i papunësisë në zonën euro është rritur me 7,4% në mars, nga 7,3% në shkurt, gjë që përbën nivelin më të ulët në zonën euro që prej marsit 2008./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.