COVID-19 – Kanadaja ndalon lundrimet në ujërat e saj deri në fund të tetorit 

OTAVA, 29 maj /ATSH-AFP/ – Qeveria kanadeze zgjati ndalimin e lundrimeve në ujërat e saj edhe për tre muaj, deri në fund të tetorit, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

“Ndalimi, i cili ka hyrë në fuqi në fillim të prillit, është zgjeruar për të përfshirë anijet e pasagjerëve dhe anije të tjera me mbi 100 pasagjerë dhe ekuipazh, nga 500 fillimisht”, deklaroi Departamenti i Transportit.

Kjo masë është një goditje e rëndë për disa qytete të mëdha kanadeze, si Vancouver, Quebec ose Montreal, ku përfitimet nga këto lundrime janë të rëndësishme.

Në vitin 2019, Kanadaja mirëpriti 140 anije lundrimi nga 10 vende me më shumë se 2 milionë turistë, sipas shifrave të departamenteve.

Megithatë, anije të vogla ekskursioni, siç janë ato për shikimin e balenave, mund të rifillojnë aktivitetet e tyre nga 1 korriku, në varësi të vendimeve të autoriteteve provinciale, territoriale ose lokale./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.