BRUKSEL – Eurostat: Inflacioni në zonën euro në nivelin më të ulët

BRUKSEL, 28 maj /ATSH-AFP/ – Niveli vjetor i inflacionit të zonës euro ka shënuar sërish rënie në muajin maj, me 0,1%, kryesisht për shkak të rënies së çmimit të energjisë, njoftoi sot Zyra europiane e Statistikave Eurostat në një vlerësim të parë.

Në mars, në fillim të masave kufizuese kundër pandemisë në 19 vendet e zonës së euros, niveli i inflacionit ishte 0,7%.

Pastaj u ul në 0,3% në prill.

Kjo rënie e vazhdueshme është kryesisht për shkak të rënies së çmimeve të energjisë, që pësuan një rënie në muajin maj me 12,0%.

Çmimet e naftës së papërpunuar kanë pësuar ulje të ndjeshme këto javët e fundit, madje duke rënë në territor negativ, kryesisht për shkak të mbylljes së papritur të ekonomisë botërore si pasojë e masave kufizuese./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.